Categories
Lajme

Gazeta e Vatikanit: Kriza në Shqipëri, e ngjashme me vitin ‘97

Krizën aktuale politike, gazeta e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”, e quan të ngjashme me 97-n. Duke bërë një panoramë të gjithë itinerarit 1 mujor të protestave dhe veprimeve politike, gazeta shkruan se nëse nuk gjendet një zgjidhje, qoftë dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, situata mund të degradojë.

“Para një krize të ngjashme në vitin 1997 vendi ra në kaos e anarki. Tani kohët kanë ndryshuar, por qëndrimet politike ngjajnë si muri kundër murit. Ata akuzohen reciprokisht se në mënyrë private po shpërndajnë pronën publike”, shkruhet në gazetë, ku gjithashtu vlerësohet qëndrimi i kancelarive europiane.

Këto të fundit nuk i shohin pa baza akuzat e opozitës, thuhet në shkrim, por i tremben rrezikut të trazirave të vendit në mes të Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *