Kryetari i liderëve të Bashkimit Evropian, Donald Tusk propozoi të martën t’i ofrojë Britanisë një zgjatje të afatit të Brexit-it deri në një vit, me mundësinë e largimit më herët, vetëm nëse Britania e ratifikon marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes.
Në një letër drejtuar krerëve të BE në prag të një samiti të posaçëm për të vendosur për daljen e Britanisë nga blloku, Tusk tha se dhënia e një zgjatje të tillë të gjatë, por fleksibël, do të parandalonte rrezikun e një serie zgjatjesh të herëpashershme dhe të samiteve të jashtëzakonshme, dhe paralelisht Britanisë do t’i jepej koha për të rishikuar strategjinë e saj. Por ai gjithashtu tha se duhet të ketë një numër kushtesh bashkangjitur.
“Jo ri-hapje e Marrëveshjes për Tërheqje; Jo rifillim të negociatave të mëvonshme, përveç Deklaratës Politike; Mbretëria e Bashkuar do të duhej të ruante bashkëpunimin e saj të sinqertë edhe gjatë kësaj periudhe vendimtare, në një mënyrë që pasqyron situatën e saj si një shtet anëtar që largohet”, thuhej në letrën e Tusk.
“Sidoqoftë, duhet të kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një shtet anëtar me të drejta dhe detyrime të plota”, tha ai.