Categories
Histori

Shqipja vjen nga ilirishtja. Emri shqiptar është gjetur në të dhënat që nga koha e Ptolemeut, kur në Ballkan nuk kishte ende sllavë

Të huajt për shqipen dhe shqiptarët / Britannica: Shqipja vjen nga ilirishtja. Emri shqiptar është gjetur në të dhënat që nga koha e Ptolemeut, kur në Ballkan nuk kishte ende sllavë

Categories
Kulturë

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Në territorin e Hungarisë, veçanërisht në pjesën jugore të Szerémség, dikur Mbretëria e Hungarisë, sot territore të Kroacisë e të Serbisë (Vojvodina), përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Sava (Száva), ka jetuar një komunitet me shqiptarë. Sipas burimeve historike, pas pushtimit turk të shek. XV grupi etnik i quajtur Klementinas u vendos kryesisht në dy […]

Categories
Kulturë

“Dita e Verës”, festa tradicionale që nga lashtësia

Një festë festë pagane, shumë më e hershme se Krishtërimi është festimi i Ditës së Verës, në të gjithë zonën e Elbasanit, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë. Por në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, […]

Categories
Kulturë

Çfarë përfaqëson memoriali “Vendvarrimi i Skënderbeut” në Lezhë

Memoriali “Vendvarrimi i Skënderbeut” në Lezhë është monument kulture i kategorisë së parë. Ndërsa kremtohet sot 580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës apo Kuvendit të Lezhës të mbajtur më 2 mars 1444, Memoriali përbën vendin kryesor të aktiviteteve. Duke sjellë në mendje struktura me kolona të mermerta të cilat i dedikoheshin figurave të tjera të rëndësishme […]

Categories
Kulturë

Ura mesjetare e Kamarës, një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe arkitekturore

Ura e Kamarës është një prej monumenteve historike dhe arkitektonike më të rëndësishme në zonën e Librazhdit dhe vlerësohet për karakteristikat e saj unike dhe pozicionin strategjik mbi lumin Shkumbin. Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, në Njësinë Administrative Polis në Mirakë dhe ka një histori dhe vlerë kulturore të […]

Categories
Kulturë

Kalaja e fshehtë e Skënderbeut në Kurbin

Në një nga valëzimet e fundit të shpatit lindor të malit të Predonit, 527 m mbi nivelin e detit, ndodhet Kalaja e fshehtë e Skënderbeut. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër solli të dhëna për këtë vendndodhje që nuk njihet shumë nga publiku. Rrjedhja e sipërme e përroit të Hurdhasës (degë e lumit Mat) e […]

Categories
Kulturë

Fakte interesante historike për Kalanë e Libohovës

Kalaja e Libohovës ngrihet mbi një plan shkëmbor nëlindje të qytetit të Libohovë me një planimetri thuajse katërkëndëshe 70 x 80 m. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër solli të dhëna për këtë vendndodhje e cila ka marrë vëmendjen e historianëve dhe studiuesve dhe tashmë mund të vizitohet edhe nga publiku. Kalaja e Libohovës përforcohet […]

Categories
Kulturë

Kalaja e Elbasanit, destinacion që duhet vizituar

Dita e Verës po afron dhe qyteti i Elbasanit ka nisur festimet. Përveç aktiviteteve të shumta të organizuara nga bashkia dhe ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste pagane, ballokumes, që e gjen kudo në dyqane e trotuare, qyteti ofron mundësi të shumta edhe për turizëm kulturor e historik, e pa dyshim kalaja e Elbasanit është një […]

Categories
Kulturë

7 Marsi! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Në vende të ndryshme të botës festohet Dita e Mësuesve. Ditë që i kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve. Por data kur festohet kjo festë, është në ditë të ndryshme, në vende të ndryshme. Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën […]

Categories
Kulturë

Polifonia, kënga që kapërcen kufijtë gjeografikë e ata kohorë

Arian Shehu, një “Mjeshtër i Madh” i polifonisë, është lideri i grupit “Ergjëria” që fillesat i ka prej vitit 1978, me bashkimin e djemve të rinj të lagjes Dunavat i Parë. DRTK Gjirokastër kujton se ishte pikërisht ai, “marrësi” i cili u bë dhe shtysa kryesore e formimit të grupit të lagjes. Emrat të cilët […]

Categories
Kulturë

Sfinksi në Antigone, dëshmi e prodhimit lokal të enëve prej bronzi

Në Antigone, prodhimi lokal i enëve prej bronzi tashmë është konfirmuar edhe nga zbulimi i një punishte ndodhur brenda banesës së artizanit të qytetit i njohur me emrin Pirro. Figura e sfinksit, gjetur brenda kësaj punishteje, duhet të ketë shërbyer si mbajtëse dekorative e një ene të madhe prej bronzi. Në trupin e sfinksit janë […]

Categories
Kulturë

Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i arkitekturës osmane

Ura e Kasabashit është një vepër inxhinierike që mban statusin “Monument Kulture”, Kategoria I. Ura gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit. Ajo futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese. DRTK Berat kujton se, dikur nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. […]

Categories
Kulturë

Fjala e Hasan Prishtinës në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit

“Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, një krimineli, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një krim kaq të shëmtuar e të dhimbshëm. Kjo tragjedi helmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca kriminelë, ca asasinë profesionistë, të cilët […]

Categories
Kulturë

“Alfabetarja e gjuhës shqipe”, vepër e rilindasve shqiptarë

Më 27 shkurt 1879, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Ky botim u bë i mundur në sajë të nismës së Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Pashko Vasës. “Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen […]

Categories
Kulturë

Përkujtohet ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada. Jeronim de Rada u lind më 19 nëntor 1814, në një katund të vogël të Kalabrisë të quajtur Macchia Albanese. Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullanos, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit. Në vitin 1836, kur ishte 22 […]

Categories
Kulturë

Gjirokastra “enigmatike” ndërsa mbështillet nga mjegulla

Konkursi ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, megjithëse i zhvilluar disa muaj më parë, solli materiale filmike dhe fotografi të cilat vazhdojnë të na mrekullojnë me bukuritë që ofron Shqipëria. Magjepsëse është edhe fotoja që ndau së fundmi në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Turizmit. Fotoja e realizuar nga Raimond Kola, tregon kështjellën e Gjirokastrës dhe një […]

Categories
Histori

Si iu dhurua Skënderbeut spitali më i madh në Italinë e Jugut

Emrin e San Giovanni Rotondo-s e të mrekullive, që bënte e bën në këtë vend të bekuar një frat me varret e gozhdave të Krishtit në duar, shqiptarët nisën ta dëgjojnë vetëm pasi u shemb tirania. E në vendin e tiranëve, u rikthyen shenjtorët. E madje nisën të dëgjohen edhe emra të rinj, si ai […]

Categories
Histori

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani Pëllumb Xhufi nuk ka asnjë dyshim. Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë këtë. Në veprën e tij voluminoze “Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII”, ky është një fakt i kryer. Në çdo dokument të huaj, nga Vlora në Prevezë, thërriteshin shqiptarë […]

Categories
Kulturë

Ali Pashë Tepelena në menu restoranti, që prej vitit 1923!

Menutë e restoranteve edhe sot janë në garë për të ofruar më të miren e tyre. Por duket se ne vitin 1923 ato kanë qenë shumë më krijuese se ato që janë sot. Shqip.info sjell nje menu të tille e cila i përket një restoranti të kohës në Vlorë “Palais Valona”. Më poshtë është menuja […]

Categories
Histori

Shqipja mbi 6,000 vjeçare, flet historianja: Greqia nuk ka komb, por një bashkim fetar

Historianja shqiptare Elena Kocaqi në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit” foli sot për studimin për gjuhën shqipe. Ajo tha se gjuha shqipe është mbi 6,000 vjeçare sipas një studimi të bërë nga 240 studiues ndërkombëtar. “Studimi i bërë nga 240 studiues kanë arritur në përfundimin se gjuha shqipe është mbi 6,000 vjeçare. Gjithmonë […]