Categories
Aktualitet Lajme

Ndërrojnë jetë nga Koronavirusi dy persona të tjerë në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15. Lajmi është konfirmuar pak më parë nga ministria e Shëndetësisë. Njoftim: Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19. Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej […]

Categories
Aktualitet Lajme

Nga sot librari, kancelari e gomisteri do të jenë të hapura

Teka masat kundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar dhe tashmë lejohet që vetëm një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre. Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thuhet se duke […]

Categories
Aktualitet Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 82-vjeçarja, viktima e 12 me koronavirus në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. 82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje […]

Categories
Aktualitet Lajme

KE rigrupon fondet, futen edhe 100 milionë € për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit

Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti. Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. […]

Categories
Aktualitet Lajme

Rritet numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri, shënohen 15 raste të reja brenda 24 orëve

Numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar në 212. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit është shtuar me 15 raste të reja. Në vendin tonë numri i të shëruarëve nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 40. Së fundmi janë shëruar dy mjekë […]

Categories
Aktualitet Lajme

Ministri italian ‘’Shqipëria sot tregoi zemër të madhe’’

Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka falendeuar sërish Shqipërinë për  solidaritetin e treguar duke dërguar 30 mjekë e infermierë që t’u vinë në ndihmë kolegëve në shtetin fqinj në luftën kundër koronavirusit. Di Maio shkruan në rrjetet sociale se Shqipëra sot tregoi zemrën e madhe duke ju gjendën afër Italisë me ekipin shëndetësor, […]

Categories
Bota Lajme

Marrëveshja Di Maio – Rama, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë në Itali të Shtunën pasdite për të mbështetur vendin fqinjë në urgjencën e Coronavirus. Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur, ku do të transferohen, shkruajnë mediat italiane. Dërgimi i personelit shëndetësor është rezultat i një bisede […]

Categories
Bota Lajme

SHBA bëhet vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19, shifra tejkalon 100.000

Numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes është rritur nga dita në ditë me hapa gjigandë në SHBA, duke bërë qe vendi të tejkalojë Kinën dhe Italinë Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri COVID-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën 100 mijë, ndërsa 1.535 persona kanë humbur jetën, transmetonin sot mediat vendase. Numri […]

Categories
Aktualitet Lajme

Ndërron jetë në spitalin infektiv 67-vjeçari, viktima e 10 me COVID-19 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk […]

Categories
Aktualitet Lajme

Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Pak më parë është publikuar në fletoren zyrtare shpallje e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Çfarë do të thotë kjo? Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se” Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë […]

Categories
Kosova Lajme

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të prekurve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar dyzet e dy mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. […]

Categories
Aktualitet Lajme

Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar

Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të […]

Categories
Aktualitet Lajme

Koronavirusi mund të frenohet nga moti i nxehtë dhe i lagësht

Ekzistojnë disa studime që bien dakord me hipotezën se COVID-19 preferon një klimë të ftohtë dhe të thatë në krahasim me ato me klimë të nxehtë dhe të lagësht. Ky fenomen është tashmë i njohur edhe për virusin SARS. Më shumë raste midis 3-13 gradë Në analizën më të fundit të të dhënave të mbledhura […]

Categories
Bota Lajme

Paralajmërimi i ekspertit kinez për Europën: Përgatituni, ja sa mund të zgjasë virusi i ri

Një ekspert kinez për sëmundjet infektive tha se Europa duhet të heqë dorë nga ideja që pandemia e Covid-19 do të përfundojë së shpejti dhe në vend të kësaj të përgatitet për një betejë që mund të zgjasë deri në dy vjet. Paralajmërimi – nga Zhang Wenhong, kreu i ekipit të ekspertëve klinikë të Shangait […]

Categories
Aktualitet Lajme

Pandemia/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro ndriçohet me flamujt e vendeve të prekurve, mes tyre dhe Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në facebook foton e monumentit emblematik të qytetit të Rio de Zhaneiro dhe Brazilit të ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia Mes tyre vihet re edhe flamuri shqiptar. Postimi i Metës Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është […]

Categories
Bota Lajme

Shpresë në Itali/ 79-vjeçari shërohet nga CoVid-19 pasi mjekët i injektuan ilaçin kundër Ebola-s

Shpresa për kurimin e koronavirusit janë ngritur sot pasi një italian i infektuar i moshës 79-vjeçare u shërua me ndihmën e një ilaçi eksperimental të përdorur kundër Ebolas. Mjekët i dhanë remdesivirin 79-vjeçarit, ku më pas efekti ishte shumë i sukseshëm pasi pacienti arriti të bëhej mirë. Zyrtarët në Liguria në jug të Milanos njoftuan […]

Categories
Aktualitet Lajme

Drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri. Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel. Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht. Personi i cili është drejt […]

Categories
Bota Lajme

Koronavirusi në të gjithë botën, 6256 viktima e 170237 të infektuar

Koronavirusi ka shkaktuar 6,526 viktima dhe 170,237 të infektuar në të gjithë botën. 77,788 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur. Ndërkohë […]

Categories
Aktualitet Lajme

Urdhri i ri/ Ndalohet edhe lëvizja në këmbë në gjithë Shqipërinë, gjobë për ata që ulen në parqe

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot marrjen e një tjetër mase drastike. Çdo ditë, pas orës 18:00, do të ndalohet ecja në këmbë në të gjithë Shqipërinë. DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË! NGA NESËR, ME […]

Categories
Bota Lajme

Raporti shokues/ 80% e britanikëve do të infektohen nga koronavirusi, kriza zgjat deri në 2021

Epidemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të zgjasë deri në pranverën e 2021-it dhe mund të çojë deri në 7.9 milionë persona në spital. Ky është një raport sekret i përpiluar nga Shëndeti Publik në Angli, që tregon se sa serioze është gjendja në vend. Dokumenti i siguruar nga “The Guardian” tregon se […]