Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe shorti për të grupet e Ligës së Kombeve në Amsterdam. Interes të lartë ka pasur për këtë hedhje shorti, ku Kombëtaret do të njiheshin me kundërshtarët e tyre për edicionin 2020/2021 të këtij kompeticioni. Pjesëmarrëse në Ligën e kombeve është edhe Shqipëria dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, […]
Tag: Sporti Shqiptar
Xhudistët Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2019 nga KOK-u, në ceremoninë e mbajtur të enjten mbrëma. Majlinda e ka fituar çmimin për herë të tretë, ndërsa Akili për herë të dytë. “Falenderoj KOK-un për çmimin, veçanërisht falenderoj Toni Kukën dhe Agron Kukën për mbështetjen e tyre dhe […]
Atalanta është duke shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, teksa pasi u kualifikuan për herë të parë në këtë kompeticion ku kaluan edhe fazën e grupeve, tani janë shumë afër çerekfinales, pasi mposhtën me rezultatin 4-1 Valencian në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali. Pjesë e zikaltërve është edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i […]
Në Stamboll të Turqisë po mbahet “Kampionati ballkanik i atletikes për salla të mbyllura”. Në këtë kampionat marrin pjesë 23 shtete të ndryshme ku atleti ynë Izmir Smajlaj ka arritur që të shpallet kampion. Ai është hedhur plot 7.91 metra në kërcim së gjati.
Shqipëria ka bazën e futbollistëve për të ardhmen edhe brenda vendit, kështu thotë drejtoi i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç. Pasi ka mbërritur në fazën e fundit të seleksionimeve me përfaqësueset rajonale, kroati shprehet optimist për të ardhmen e kuqezinjve. “Absolutisht që në futbollin shqiptar ka shumë elemente, unë e kam thënë edhe më herët këtë […]
Xhudistja Shqiptare nga Kosova Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë. Kelmendi sfidoi zviceranen, Fabienne Kocher. Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht në çerekfinale. Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me xhudisten numër 1 të botës, francezen […]
Vlera e lojtarëve shqiptarë në tregun botëror ka shfaqur rritje të madhe, sipas “trasfermarket”, e cila merret me çmimin e lojtarëve. Në krye të renditjes së futbollistëve shqiptarë me çmimin më të lartë është ai i Granit Xhakës, teksa ndiqet nga Xherdan Shaqiri dhe Shkodra Mustafi. Renditja e lojtarëve shqiptarë më të shtrenjtë: Granit Xhaka […]
Mesditën e kësaj të marte në Nion, skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e kampioneve do të mësojnë kundërshtarët e tyre, Partizani i kualifikuar nga Kategoria Superiore dhe Shkëndija e Tetovës kampione e Maqedonisë së Veriut. UEFA ka përcaktuar 3 vazo ku janë përfshirë ekipet pjesëmarrëse në këtë tur, duke ndarë gjithashtu ekipet favorite. Në vazon […]
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj, duket se do të ndërrojë kontinent për të vijuar karrierën e tij. Të paktën kjo nga sa bëhet me dije nga burime parë klubit të kuq, i cili tashmë duket se është tërësisht jashtëloje pas ofertës marramendëse e ardhur nga Korea e Jugut. Shkodranit shtatlartë, që deri pak ditë […]
Stadiumi “Arena Kombëtare” ka kaluar mbi 90% të procesit të punimeve të tij dhe brenda muajit shtator do të jetë mbyllur gjithçka e do të jetë gati për një ndeshje testi përpara takimit zyrtar që do të luajë përfaqësuesja kuqezi. Por përvec stadiumit, me sa duket mbyllja përfundimtare e punimeve ka një tjetër ngërç. “Stadiumi […]
Kanë kaluar 15 vjet që nga starti i eventit më spektakolar, plot adrenalinë, aventurë dhe njëkohësisht më të rrezikshëm të garave automobilistike e motoçiklistike, Rally Albania. Për 15 vjet në ‘tokën e Shqiponjave’ kanë ardhur me qindra pilotë nga shumë vende të botës që kanë parë e shijuar panoramën e jashtëzakonshme të natyrës shqiptare. Edicioni […]
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 4 pozicione në renditjen e re të FIFA-s, një rënie e cila i faturohet më së shumti disfatës në transfertën e Reikjavikut ndaj Islandës. Kuqezinjtë janë tashmë të 66 në hierarkinë botërore, 4 vende më poshtë se klasifikimi paraardhës. Disfata minimale ndaj nordikëve në eliminatoret e Europianit 2020, u […]
Shqipëria fitoi 2 me 0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatorët e Euro 2020. Pas takimit ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja ku u shpreh i kënaqur me lojën dhe fitoren. “Na duhej fitorja, luajtëm mirë, e arritëm dhe morëm rezultatin që meritonim. Në qoftë se s’do të fitonim do […]
Kosova ka marrë një fitore spektakolare në trasfertë ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-3. Kosovarët arritën të siguronin fitoren në minutat e fundit. Pjesa e parë nisi mirë për Kombëtaren Kosovare ku ishte ylli Milot Rashica ai që shënoi në minutën e 14. Bullgaria arriti të barazonte në minutën e 43 me Popov duke bërë që […]
Shqipëria humbi në transfertë kundër Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Pas takimit ka folur edhe tekniku Edi Reja, i cili sot debutoi me ekipin kombëtar. Reja u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, por kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën. “Në përgjithësi luajtëm mirë dhe jam […]
Me temperatura dukshëm më të ulëta se ato që i rezervoi Shqipëria dhe përgatitjet në Frankfurt, kombëtarja shqiptare e futbollit i ka mbyllur kolaudimet për eliminatoren e radhës në Euro 2020. Të shtunën në 15:00 me orën shqiptare, kuqezinjtë do të impenjohen në Reikjavik ndaj Islandës, e treta përballje në grupin H të fushatës kualifikuese. […]
Në dhomën plot dritë ku ushtrohen disa nga vajzat më interesante të Shqipërisë qëndrojnë disa kupa. I kanë fituar me mund vajzat peshëngritëse të ekipit Dritan Kalemi të Elbasanit. Kupat e medaljes qëndrojnë në dritare, dielli ju jep shkëlqimin që meriton të ketë edhe suksesi i pazëshëm i këtyre vajzave. Në murin e dhomës është […]
Superliga ka ulur siparin e sezonit 2018/2019, duke dhënë edhe verdiktet e fundit që I përkisnin garës për mbijetësë dhe zonës së Europës. Ka marrë fund ankthi te Tirana, e cila siguroi qëndrimin në elitën e fubollit shqiptar, pas një edicioni me të vërtetë zhgënyes në kampionat. Në sfidën e fundit të luajtur në kryeqytet, […]
Pas seancës së parë zyrtare me trajnerin Edi Reja, të gjithë lojtarët duket të kenë rigjetur entuziazmin e munguar në skuadër. Përpos kësaj trajneri italian që në ditën e parë kur ka patur grupin e plotë është munduar të fusë idetë e tij për sa i përket skemës që ka ndërmend të përdor për ndeshjet […]
Kombëtarja shqiptare nisi sot grumbullimin zyrtar për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Islandës dhe Moldavisë. Trajneri Edy Reja publikoi listën e të grumbulluarve, ku bin në sy mungesa e Strakoshës, rikthimi i Mavrajt e Cikalleshit dhe thirrja për herë të parë e Kumbullës. Trajneri italian pranoi se, gjithsesi, për këto dy sfida do të […]