Categories
Lajme

KQZ jep shifrën zyrtare: Pjesëmarrja në votime 21.6%

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit. Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që raportoi se 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës. Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste […]

Categories
Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar rreth zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, “The Uashington Post” shkruan se shqiptarët kanë votuar pa problem, edhe pse ekzistonte një lloj frike për përplasje. Në shkrimin e kësaj medieje, nënvizohet se qytetarët shqiptarë kanë votuar pa problem, edhe pse vendi kishte kaluar protesta të fuqishme nga opozita dhe se […]

Categories
Lajme

Qytetarët në panik, tërmetet shkundin përsëri Korçën

Korça nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Mbrëmë në orët e vona janë dëgjuar disa lëkunjde të njëpasnjëshme. Lëkundjet e fundit u shënuan rrëth orës 22:22. Kjo ka sjellur shumë panik tek qytetarët e Korçës të cilët akoma nuk i kanë harruar lëkundjet e 1 qershorit. Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm kanë qenë me magnitutë […]

Categories
Politikë

Zgjedhjet lokale nesër/ Situata në qarqet kryesore

Ndërkohë që nesër do të mbahen zgjedhjet vendore, situata në vend në shumicën e bashkive paraqitet e qetë. Gazetarët e Top Channel kanë sjell të rejat e fundit nga qarqet kryesore në vendin tonë. Kështu në Shkodër procesi nisi me vonesë, megjithëse sipas drejtuesve të KZAZ-së janë shpërndarë një pjesë e madhe e materialeve, por problemi qëndron […]

Categories
Lajme

Talentet në futboll, përzgjidhen të rinjtë që do të luajnë në të ardhmen

Shqipëria ka bazën e futbollistëve për të ardhmen edhe brenda vendit, kështu thotë drejtoi i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç. Pasi ka mbërritur në fazën e fundit të seleksionimeve me përfaqësueset rajonale, kroati shprehet optimist për të ardhmen e kuqezinjve. “Absolutisht që në futbollin shqiptar ka shumë elemente, unë e kam thënë edhe më herët këtë […]

Categories
Bota

Francë, shënohet temperatura më e lartë në historinë e vendit

Termometri në Villevieille të Francës shënoi sot 45.1°C, duke vendosur edhe rekordin historik në këtë shtet. Komuna që ndodhet në jug të vendit shpalli “alarmin e kuq”, një vendim i marrë gjithashtu për herë të parë në histori, për shkak të temperaturës së nxehtë. Mbi 4000 shkolla janë mbyllur në Francë dhe njerëzit kanë shpërndarë […]

Categories
Aktualitet

Turizmi detar në Durrës, në një vit mbërritën 110 jahte dhe anije shëtitëse

Gjithnjë e më shumë, operatorët turistikë po e kthejnë vëmendjen nga turizmi detar dhe aktivitetet e tij në Durrës. Në rajonin e detit Adriatik, volumin më të madh të lëvizjeve turistike dhe të ardhurave të siguruara prej tyre e mban Italia, e ndjekur nga Kroacia dhe Greqia, ndërsa në Shqipëri kjo industri është ende në […]

Categories
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në qarkun e Korçës sot

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar. Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa […]

Categories
Biznes

Zvicra zbret nga froni, ja kush është shteti që investon më shumë në Shqipëri

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave për fluksin e investimeve të huaja direkte të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Nga ky shtet në periudhën janar-mars janë investuar 77 milionë euro, me një rënie prej 11.4% në raport me të njëjtën periudhë […]

Categories
Lajme

Ndarja e OSHEE, kritika nga Vjena. Sekretariati i Enegjisë: Nuk po përmbush detyrimet

Sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë se nuk po zbaton në praktikë planin për ndarjen e OSHEE në tre kompani të pavarura nga njëra tjetra. Madje në një deklaratë të fundit ky sekretariat ka njoftuar se shqyrtimi i çështjes kundër vendit tonë të hapur në janar të 2018 po vazhdon. “Sekretariati […]

Categories
Lajme

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve

Mirditorët dolën sërish në protestë për të mbrojtur lumenjtë e vendit për shkak të planifikimit për ndërtimin e HEC-ve në ato zona. Me pankarta në duar si “Nuk ua japim lumenjtë tanë”, “Shpëtoni ujin tonë” “Stop shkatërrimit të Mirditës”, turma protestoi në sheshin kryesor të Rrëshenit. Banorët nga zonat e prekura nga ndërtimi i HEC-ve […]

Categories
Tv & Filma

Jep dorëheqjen regjisori, Top Channel anulon emisionin që mezi prisnim

Në të gjitha mediat pak kohë më parë qarkulloi lajmi se në Top Channel do të rikthehet emisioni i njohur veror Summer Fest, por këtë herë nuk do të moderohej nga Luana Vjollca por nga Nevina Shtylla dhe Flor Gjini. Mirëpo, ndërkohë që të gjithë prisnin që xhirimet e spektaklit që do udhëtonte në çdo […]

Categories
Lajme

E fundit/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet

Këshilli i Ministrave ka miratuar heqjen e vizave me një tjetër shtet. Referuar marrëveshjes së miratuar në parim,  shtetasit nga Bjellorusia nuk do të duhet më të aplikojnë për vizë për t’u futur në Shqipëri. Marrëveshja e miratuar në parim, është një marrëveshje e ndërsjelltë, që do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë që do […]

Categories
Lajme

Të moshuarit të rrezikuar në verë/ Mjekët: Kujdes nga dielli dhe uji i ftohtë

Nisja e sezonit të plazhit është shënuar me dy viktima. Një 70- vjeçar në Durrës dhe dy të moshuara në Vlorë ndërruan jetë, pasi pësuan atak kardiak me t’u futur në ujë. “Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar […]

Categories
Politikë

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane: Urgjent dialog, çdo akt dhune nuk do tolerohet!

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Ajo deklaron se respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. “Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për […]

Categories
Lajme

Leskoviku i braktisur/Me sytë nga turizmi, por të rinjtë po ikin

Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare që ruan në vetvete vlera dhe tradita të shumta. Sot  ky qytet nuk e ka më lavdinë e dikurshme e megjithatë arrin të ruajë një pasuri të thellë në vetvete. Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të […]

Categories
Teknologji

Facebook do të lëshojë në qarkullim monedhën digjitale Libra

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra. Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp. Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa […]

Categories
Aktualitet

Kupola e PS në përgjimet e “Bild”

Gazeta gjermane Bild ka publikuar mbrëmjen e se mërkurës 10 përgjime të reja, megjithëse gazetari i saj Peter Tiede kishte paralajmëruar se do të publikoheshin mëngjesin e së enjtes. Në rreth 13 minuta përgjime të zbardhura, dëgjohen të flasin aktorë të ndryshëm politik, por edhe persona të tjerë. Bisedat telefonike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve […]

Categories
Aktualitet

Dhunë në KZAZ-në e Kavajës, përplasje mes policisë dhe militantëve të opozitës

Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Me thirrje nuk ka zgjedhje […]

Categories
Lajme

A ka rrezik të kthehen vizat? Flet delegacioni i BE në Tiranë

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas debatit të krijuar dhe zhurmës nga deklaratat e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Kjo deklaratë zgjoi tek qytetarët por edhe liderët kryesorë në […]