Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar. Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa […]
Tag: Lajme Sot
Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave për fluksin e investimeve të huaja direkte të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Nga ky shtet në periudhën janar-mars janë investuar 77 milionë euro, me një rënie prej 11.4% në raport me të njëjtën periudhë […]
Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra. Shala ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve. “Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, […]
Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë. Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike…. Në Britani është hapur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti […]
Këshilli i Ministrave ka miratuar heqjen e vizave me një tjetër shtet. Referuar marrëveshjes së miratuar në parim, shtetasit nga Bjellorusia nuk do të duhet më të aplikojnë për vizë për t’u futur në Shqipëri. Marrëveshja e miratuar në parim, është një marrëveshje e ndërsjelltë, që do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë që do […]
Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Ajo deklaron se respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. “Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për […]
Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare që ruan në vetvete vlera dhe tradita të shumta. Sot ky qytet nuk e ka më lavdinë e dikurshme e megjithatë arrin të ruajë një pasuri të thellë në vetvete. Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të […]
Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Me thirrje nuk ka zgjedhje […]
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas debatit të krijuar dhe zhurmës nga deklaratat e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Kjo deklaratë zgjoi tek qytetarët por edhe liderët kryesorë në […]
Pas vlerësimit që mori në bienalen e Çikagos, çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë dhe çmimit të dytë për Arkitekturën Bashkëkohore 2019 që u akordua nga Bashkimi Europian, sheshi “Skënderbej” vijon të tërheqë vëmendjen e profesionistëve ndërkombëtarë të arkitekturës, si një nga hapësirat që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Së […]
Pas dy ditëve konflikt dhe përplasje, situata në Shkodër është përshkallëzuar në lidhje me dekretin e Presidentit Meta që anulon zgjedhjet e 30 qershori. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i vendosën flakën njërës prej klasave të shkollës “Shejnaze Juka”, mbrëmjen e së martës, aty ku ndodheshin edhe materialet zgjedhore të KZAZ-së nr 3, gjysma e të […]
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 ton ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës. Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) u vërtetua se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhrin e Bllokimit të […]
Edhe pse të dëmtuar nga prerjet e shumta, plazhi i Golemit ruan ende brezin e pishave të buta bregdetare, po tani që plazhi ka nisur me intensitet të plotë del në pah mungesa apo pamjaftueshmëria e infrastrukturës për të përballuar fluksin e automjeteve që vërshojnë drejt zonave turistike, veccanërisht në fundjavë. Në mungesë të parkimeve […]
Si kurrë më parë mijëra e mijëra shqiptarë veshën Kuq e Zi zemrën e NY. Si u organizua parada për çështjen shqiptare? Përse diplomacia shqiptare mungoi? Çfarë i shqetësoi mediat në Greqi? Si u mbajtën larg partitë politike? Detajet e një organizimi të mbështetur çdo vit nga shteti Amerikan. Ngjyrat e vetme ishin ato Kuq […]
Nga Shqipëria, thotë DW, po largohen njerëzit me standard jetese. Duke cituar ekspertë vendas, gjiganti mediatik gjerman i konsideron shqetësuese statistikat ndërsa thotë se emigrimi i viteve të fundit dallon nga ai viteve 90-të. Gjatë vitit të kaluar, 38.703 shqiptarë e lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 , numri […]
Sipas publikimit më të fundit të ISTAT (Instituti Ndërkombëtar Italian i Statistikave), kemi një rënie të rëndësishme të numrit të shqiptarëve që emigrojnë në Itali. Studimi i kryer për periudhën e viteve 2012-2018, tregon një zbritje të shifrave sidomos duke filluar nga viti 2014 deri në 2018. Konkretisht numri i shtetasve shqiptar të regjistruar në […]
Holanda dëshiron të rivendosë vizat për shqiptarët. Po Zvicra? Kjo është ajo që kreu i Lidhjes Kombëtare Lorenzo Quadri po kërkon në një interpelancë të dërguar në Këshillin Federal. Quadri rikujtoi se parlamenti hollandez në javët e fundit ka miratuar me shumicë të madhe një mocion për ripërtëritjen e kërkesës për viza për shtetasit shqiptarë […]
Një raport i nxjerrë nga Bashkimi Europian i cili citohet sot nga mediat e huaja, evidenton se shqiptarët këtë vit janë të parët pas shtetasve të Venezuelës për kërkim azili në BE. Raporti i Shërbimit Europian për Mbështetjen e Azilantëve, evidenton se janë 7100 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë të cilët aplikojnë për herë të […]
Kosova e shënoi në mënyrën më madhështore ditën e saj të lirisë: me ceremoni të shumta, por edhe emocionin e madh që ngjalli prania e ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit Madeleine Albright në Prishtinë Clintoni u prit si hero në qendër të kryeqytetit kosovar në manifestimin e organizuar me rastin e […]
Dokumenti jo formal, i hartuar nga 13 vende anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë që synon të lëshojë një apel për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, merr tjetër vëmendje gjatë takimit të ambasadorëve të mërkurën në Bruksel. Euractiv zbulon se vendet e tjera nismëtare janë Republika Çeke, […]