Categories
Lajme

Shqiptarët po braktisin Shqipërinë, të parët për azil

Një raport i nxjerrë nga Bashkimi Europian i cili citohet sot nga mediat e huaja, evidenton se shqiptarët këtë vit janë të parët pas shtetasve të Venezuelës për kërkim azili në BE. Raporti i Shërbimit Europian për Mbështetjen e Azilantëve, evidenton se janë 7100 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë të cilët aplikojnë për herë të […]

Categories
Lajme

Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Një proces tepër i rëndësishëm dhe unik për rajonin. Politika e BE-së bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz, për tu siguruar që reformat, në vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian janë të […]

Categories
Lajme

Dita e lirisë së Kosovës; Clinton dhe Albright në festën e madhe në Prishtinë

Kosova e shënoi në mënyrën më madhështore ditën e saj të lirisë: me ceremoni të shumta, por edhe emocionin e madh që ngjalli prania e ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit Madeleine Albright në Prishtinë Clintoni u prit si hero në qendër të kryeqytetit kosovar në manifestimin e organizuar me rastin e […]

Categories
Lajme

Ish-sekretarja e Shtetit amerikan Albright arrin në Kosovë

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Medeleine Albright, ka arritur në Prishtinë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s dhe hyrjes së trupave tokësore, që mundësuan përfundimin e luftës në Kosovë. Albright, sikurse ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, do të marrin pjesë në aktivitetet shtetërore të organizuara […]

Categories
Histori Të gjitha

Lufta e himarjotëve kundër sulltanit

Në vitin 1537, sultan Sulejmani Ligjvënësi(Kanuniu) u përgatit të realizonte ëndrrën e vjetër të lënë përgjysmë nga pasardhësit e vet, pushtimin e Italisë. Në krye të një ushtrie të madhe, në verën e atij viti kaloi nëpër Shkup, Strugë e Elbasan, ku zhvilloi edhe një gjueti të këndshme, kaloi lumen e Vjosës dhe mbërriti në […]

Categories
Bota

Juncker: Zgjedhjet në 30 qershor e qytetarët s’duhet të pengohen, përndryshe vonohet perspektiva europiane e Shqipërisë

Qytetarët shqiptarë nuk mund të ndalohen për të votuar, pasi kjo do të cenonte perspektivën europiane të Shqipërisë. Ky ishte qëndrimi i presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, gjatë deklaratës së përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Brukseli, ku theksoi dhe një herë mbështetjen e plotë të Komisionit Europian në rrugën drejt BE-së […]

Categories
Bota

13 shtete pro Shqipërisë, kërkojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Dokumenti jo formal, i hartuar nga 13 vende anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë që synon të lëshojë një apel për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, merr tjetër vëmendje gjatë takimit të ambasadorëve të mërkurën në Bruksel. Euractiv zbulon se vendet e tjera nismëtare janë Republika Çeke, […]

Categories
Lajme

Klinton mbërrin në Prishtinë, pritet nga Jahjaga e Pacolli

Ish-presidenti historik i SHBA-së, Bill Klinton, ka mbërritur sot në Kosovë për të marrë pjesë në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Atë në aeroport e kanë pritur ish-presidentja Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Klinton më pas ka udhëtuar drejt Prishtinës.

Categories
Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin: Po shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për epidemitë e reja vdekjeprurëse. OBSH merr shkas nga shpërthimi masiv që ka ndodhur me Ebolan, ku tani kanë kapur shifra alarmante. Republika Demokratike Kongos po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në gjithë historinë e saj. Tashmë duket sikur OBSH është dorëzuar përballë Ebolas dhe bën […]

Categories
Bota

Parada e shqiptarëve në New York, Marin Mema në krye të tubimit për Çamërinë

Mijëra shqiptarë veshën në ngjyrat Kuq e Zi zemrën e New  Yorkut në Shtetet e Bashkuara. Si kurrë më parë ata u derdhën në rrugët e Manhatanit për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri. Parada e realizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe pa asnjë mbështetje politike nga Shqipëria kishte për drejtues ceremonial të […]

Categories
Ekonomia

”Die Welt”: Infrastruktura shtylla kurrizore e rritjes ekonomike të Shqipërisë

Përmirësimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për të vazhduar progresin ekonomik dhe thelbësor për të çliruar potencialin e gjerë të Shqipërisë për turizmin, shkruan gazeta e njohur gjermane ”Die Welt”. ”Me plazhe mesdhetare plot diell dhe vargmale të larta, plot vende historike mahnitëse, qytete joshëse dhe kulturë lokale të pasur, […]

Categories
Lajme

Luleshtrydhet pa treg, ankohen fermerët në Fier

Kultivuesit e luleshtrydheve në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull kanë vendosur ta hedhin prodhimin në tokë, si pasojë e mungesës së tregut. Fermeri Nebi Ferra tregon se një sasi e konsiderueshme e prodhimit ka shkuar dëm pasi është bllokuar shitja, por edhe çmimi i tyre është tepër i ulët. Nebi Ferra: E kam mbushur […]

Categories
Lajme

Kombëtarja në Islandë, tekniku Reja kërkon pikë në debutim

Me temperatura dukshëm më të ulëta se ato që i rezervoi Shqipëria dhe përgatitjet në Frankfurt, kombëtarja shqiptare e futbollit i ka mbyllur kolaudimet për eliminatoren e radhës në Euro 2020. Të shtunën në 15:00 me orën shqiptare, kuqezinjtë do të impenjohen në Reikjavik ndaj Islandës, e treta përballje në grupin H të fushatës kualifikuese. […]

Categories
Lajme

Më në fund në plazh! Temperaturat e larta, dyndje në Durrës

Ngritja e menjëhershme e temperaturave këtë fundjavë qershori ka mbushur plazhet buzë Adriatikut me pushues vendas e të huaj. Banjat e ujit e diellit, lojërat në bregdet dhe një kafe apo drekë buzë detit, kanë ftuar pushuesit drejt plazheve që ende vijojnë të pastrohen e bëhen gati për muajt më të ngarkuar të sezonit turistik.   […]

Categories
Lajme

Karnavalet e Korçës, festivali ndërkombëtar nisi të shtunën

Korça ka çelur sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër të Korçës. […]

Categories
Lajme

Plastika mbulon plazhet/ Lumenjtë nxjerrin në bregdetin e Shëngjinit mbetjet urbane

Mbetjet plastike kane pushtuar bregdetin e Shëngjinit. Reshjet e shiut të ditëve të fundit kane rritur nivelin e lumenjve, por kësaj radhe prurjet nuk kanë përmbytur toka, por kanë sjellë pa fund mbetje plastike. “Mbetjet plastike kur shkarkohen në rrjetin ujor, reshjet e shumta i shkojnë në lumenj dhe përfundimi është në det. Florës i […]

Categories
Lajme

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori të dhënat

Pas publikimeve të disa pjesëve të përgjimeve nga dosja 339 nga mediat e ndryshme përfshi edhe gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për nxjerrjen e fakteve të hetimit. Lajmi u bë i ditur nga institucioni i Akuzës dhe nën hetim do jenë personat që kane patur djeni për këtë dosje. “Prokuroria e […]

Categories
Lajme

Katër shtete i thonë jo Shqipërisë sot vendimi i është komunikuar Hahnit

Në një moment kur krerët e shtetit po vijojnë me lobimin e tyre, për të siguruar një mbështetje të gjerë për hapjen e negociatave, gazeta kryesore austriake Die Presse ka tronditur me një shkrim të saj lidhur me çështjen e negociatave. Sipas, Die Press njofton se sot është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian […]

Categories
Lajme

Plastika buzë detit. Turistët e parë në Durrës gjejnë qese dhe bidona

Në brigjet e plazheve të Adriatikut, edhe pse tashmë pushuesit e parë kanë nisur të shfaqen, ndesh rëndom mbetje plastike, qese e bidona, një pjesë e hedhur nga njërëzit e një pjesë e nxjerrë nga deti, si dëshmi e ndotjes, e cila cënon të ardhmen e mjedisit dhe turizmit në vend. “Është shumë e dëmshme. […]

Categories
Bota

Përse maji ishte kaq i ftohtë? Flasin shkencëtarët

Muaji maj i këtij viti do të futet në histori si një nga më të këqijtë nga pikëpamje meteorologjike, për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Temperaturat “polare” në të vërtetë u shoqëruan nga shira të forta, breshëri, bora dhe lumenj të fryrë, të gjitha dukuri që na bëjnë të harrojmë  motin e mirë. Për […]