Categories
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në qarkun e Korçës sot

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar. Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa […]

Categories
Biznes

Zvicra zbret nga froni, ja kush është shteti që investon më shumë në Shqipëri

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave për fluksin e investimeve të huaja direkte të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Nga ky shtet në periudhën janar-mars janë investuar 77 milionë euro, me një rënie prej 11.4% në raport me të njëjtën periudhë […]

Categories
Lajme

Luftë tregtare mes vëllezërish, Kosova kërcënon me taksë Shqipërinë

Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra. Shala ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve. “Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, […]

Categories
Lajme

Ndarja e OSHEE, kritika nga Vjena. Sekretariati i Enegjisë: Nuk po përmbush detyrimet

Sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë se nuk po zbaton në praktikë planin për ndarjen e OSHEE në tre kompani të pavarura nga njëra tjetra. Madje në një deklaratë të fundit ky sekretariat ka njoftuar se shqyrtimi i çështjes kundër vendit tonë të hapur në janar të 2018 po vazhdon. “Sekretariati […]

Categories
Kuriozitete

Ja cilat kafshë rrezikojnë zhdukjen në vendin tonë

Shqipëria duke qenë se është një vend i cili ka klimë mesdhetare dhe dalje të gjerë në det, jep mundësinë e krijimit të habitateve të ndryshme për gjallesa të ndryshme. Në vendin tonë rriten kafshë të cilat ja të përshtatura në këtë klimë e që mbi të gjitha janë të rralla. Këto kafshë prej vitesh […]

Categories
Lajme

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve

Mirditorët dolën sërish në protestë për të mbrojtur lumenjtë e vendit për shkak të planifikimit për ndërtimin e HEC-ve në ato zona. Me pankarta në duar si “Nuk ua japim lumenjtë tanë”, “Shpëtoni ujin tonë” “Stop shkatërrimit të Mirditës”, turma protestoi në sheshin kryesor të Rrëshenit. Banorët nga zonat e prekura nga ndërtimi i HEC-ve […]

Categories
Bota

Mësuesit britanikë peticion për djalin shqiptar: Është pasuri për vendin, ne kemi investuar për të

Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë.  Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike…. Në Britani është hapur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti […]

Categories
Lajme

E fundit/ Shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet

Këshilli i Ministrave ka miratuar heqjen e vizave me një tjetër shtet. Referuar marrëveshjes së miratuar në parim,  shtetasit nga Bjellorusia nuk do të duhet më të aplikojnë për vizë për t’u futur në Shqipëri. Marrëveshja e miratuar në parim, është një marrëveshje e ndërsjelltë, që do të thotë se edhe shtetasit shqiptarë që do […]

Categories
Lajme

Të moshuarit të rrezikuar në verë/ Mjekët: Kujdes nga dielli dhe uji i ftohtë

Nisja e sezonit të plazhit është shënuar me dy viktima. Një 70- vjeçar në Durrës dhe dy të moshuara në Vlorë ndërruan jetë, pasi pësuan atak kardiak me t’u futur në ujë. “Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar […]

Categories
Politikë

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane: Urgjent dialog, çdo akt dhune nuk do tolerohet!

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Ajo deklaron se respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. “Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për […]

Categories
Lajme

Leskoviku i braktisur/Me sytë nga turizmi, por të rinjtë po ikin

Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare që ruan në vetvete vlera dhe tradita të shumta. Sot  ky qytet nuk e ka më lavdinë e dikurshme e megjithatë arrin të ruajë një pasuri të thellë në vetvete. Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të […]

Categories
Aktualitet

Kupola e PS në përgjimet e “Bild”

Gazeta gjermane Bild ka publikuar mbrëmjen e se mërkurës 10 përgjime të reja, megjithëse gazetari i saj Peter Tiede kishte paralajmëruar se do të publikoheshin mëngjesin e së enjtes. Në rreth 13 minuta përgjime të zbardhura, dëgjohen të flasin aktorë të ndryshëm politik, por edhe persona të tjerë. Bisedat telefonike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve […]

Categories
Aktualitet

Dhunë në KZAZ-në e Kavajës, përplasje mes policisë dhe militantëve të opozitës

Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Me thirrje nuk ka zgjedhje […]

Categories
Lajme

A ka rrezik të kthehen vizat? Flet delegacioni i BE në Tiranë

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas debatit të krijuar dhe zhurmës nga deklaratat e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Kjo deklaratë zgjoi tek qytetarët por edhe liderët kryesorë në […]

Categories
Lajme

Sheshi “Skëndërbej” vlerësohet me çmimin e parë në Spanjë

Pas vlerësimit që mori në bienalen e Çikagos, çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë dhe çmimit të dytë për Arkitekturën Bashkëkohore 2019 që u akordua nga Bashkimi Europian, sheshi “Skënderbej” vijon të tërheqë vëmendjen e profesionistëve ndërkombëtarë të arkitekturës, si një nga hapësirat që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Së […]

Categories
Lajme

Përfaqësuesit e PD-së djegin materialet zgjedhore në shkollë në Shkodër

Pas dy ditëve konflikt dhe përplasje, situata në Shkodër është përshkallëzuar në lidhje me dekretin e Presidentit Meta që anulon zgjedhjet e 30 qershori. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i vendosën flakën njërës prej klasave të shkollës “Shejnaze Juka”, mbrëmjen e së martës, aty ku ndodheshin edhe materialet zgjedhore të KZAZ-së nr 3, gjysma e të […]

Categories
Aktualitet

Siguria ushqimore, sekuestrohen 44.5 ton ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 ton ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës. Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) u vërtetua se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhrin e Bllokimit të […]

Categories
Ekonomia

Emigrantët mbajnë ‘gjallë’ Shqipërinë, sollën 150 milionë euro në tre muaj

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave. Ky është niveli më i lartë i […]

Categories
Lajme

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri është më se 2600 vjeçar. Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas tij, ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi. “Urnën nuk po e paraqesim, gjithsesi ajo është […]

Categories
Lajme

Golem, pushuesit kërkojnë t’u rikthehet hapësira buzë detit

Edhe pse të dëmtuar nga prerjet e shumta, plazhi i Golemit ruan ende brezin e pishave të buta bregdetare, po tani që plazhi ka nisur me intensitet të plotë del në pah mungesa apo pamjaftueshmëria e infrastrukturës për të përballuar fluksin e automjeteve që vërshojnë drejt zonave turistike, veccanërisht në fundjavë. Në mungesë të parkimeve […]