Categories
Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin: Po shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për epidemitë e reja vdekjeprurëse. OBSH merr shkas nga shpërthimi masiv që ka ndodhur me Ebolan, ku tani kanë kapur shifra alarmante. Republika Demokratike Kongos po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në gjithë historinë e saj. Tashmë duket sikur OBSH është dorëzuar përballë Ebolas dhe bën […]

Categories
Bota

Parada e shqiptarëve në New York, Marin Mema në krye të tubimit për Çamërinë

Mijëra shqiptarë veshën në ngjyrat Kuq e Zi zemrën e New  Yorkut në Shtetet e Bashkuara. Si kurrë më parë ata u derdhën në rrugët e Manhatanit për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri. Parada e realizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” dhe pa asnjë mbështetje politike nga Shqipëria kishte për drejtues ceremonial të […]

Categories
Lajme

Karnavalet e Korçës, festivali ndërkombëtar nisi të shtunën

Korça ka çelur sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër të Korçës. […]

Categories
Lajme

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori të dhënat

Pas publikimeve të disa pjesëve të përgjimeve nga dosja 339 nga mediat e ndryshme përfshi edhe gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për nxjerrjen e fakteve të hetimit. Lajmi u bë i ditur nga institucioni i Akuzës dhe nën hetim do jenë personat që kane patur djeni për këtë dosje. “Prokuroria e […]

Categories
Aktualitet

Emergjencat Civile, çadra në Korçë për të strehuar banorët e mbetur në qiell të hapur

Fshati Floq në Qarkun e Korçës ishte një prej më të prekurve nga lëkundjet sizmike të orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Me disa shtëpi të dëmtuara, e shumë banorë të frikësuar se nata do t’i gjejë ende pa strehë, në veprim janë hedhur Emergjencat Civile, të cilat jo vetëm kanë vizituar […]

Categories
Lajme

Vazhdon debati në Gjermani për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë që Ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth, kërkon që BE të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë bernda qershorit, CDU/CSU duket se do të kërkojë ta shtyjë për në shtator. “Europa duhet ta mbajë fjalën e dhënë”, tha Ministri i Shtetit për Europën, teksa […]

Categories
Lajme

Margarina shitet për gjalpë/ AKU sekuestron 47 tonë. False edhe origjina

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë bërë publike një skemë mashtrimi, se si margarina në treg shitet për gjalp. Skema e mashtrimit fillon nga importuesi. Ky i fundit importon produktin nga Ukraina me mangësi në dokumentacionin shoqërues si certifikatë sigurie ligjërisht të pavlefshme. Më pas në doganë produkti kalohet si yndyrë bimore […]

Categories
Lajme

Ndahet nga jeta Muhamet Liko një nga parodistët e famshëm të Vlorës

Parodisti i njohur vlonjat është ndarë sot nga jeta në moshën 65-vjeçare. Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa prej disa ditësh ishte për kurim në Itali. Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar. Ai mban shumë tituj dhe çmime ndërsa se fundmi është vlerësuar nga Presidenti […]

Categories
Lajme

Vjen lajmi i madh, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë publikimit të Progres Raportit, Komisioneri Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë një reformë të paprecedentë në drejtësi, ndërsa vlerësoi si historike marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë. “Rajoni duhet të ketë më shumë rezultate të qëndrueshme, së pari shteti ligjor. Qëllimi […]

Categories
Lajme

Tensione të larta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas arrestimeve në Kosovë

Operacioni i arrestimeve të 19 zyrtarëve policor në Kosovë, nxiti tensione në veriun banuar me shumicë serbe por edhe ndërmjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa autoritetet ndërkombëtare bën thirrje për respektim të parimeve të sundimit të ligjit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se operacioni është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për vendosjen e […]

Categories
Aktualitet

Turistë mbi motor. Të apasionuarit pas udhëtimeve zgjedhin majin të vijnë në Shqipëri

Turistët tregojnë se kjo është periudha më e mirë për të pushuar në jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motora dhe biçikleta. Këta janë të huajt aventurierë, që nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë […]

Categories
Aktualitet

Fabrikë ilegale e mishit; Prodhohej sallam në kushte të rrezikshme për shëndetin

AKU ka bllokuar 257 kg mish në Katund të Ri të Durrësit. Një dhomë e vogël deri në dy ditë më parë në mënyrë ilegale ka shërbyer si thertore. Pasi gjëja e gjallë therej këtu, mishi më pas përpunohej në sallam. Ambienti në fjalë ndodhej ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit të Ramiz Shallës. […]

Categories
Diaspora Shqiptare

Arba Kokalari është deputetja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në PE

Arba Kokalari është deputetja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në PE.  32-vjeçarja mori mbështetjen e suedezëve në këto zgjedhje, ndërsa përfaqësonte partinë e Moderatëve suedezë, pjesë e Partisë Popullore. Partia e Arbës arriti të sigurojë në rezultat prej 17.6 % me të cila garanton 4 deputetë. “Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit […]

Categories
Lajme

Festa e Shebenikut, parku synohet të kthehet në një atraksion turistik

Parku Kombëtar i Shebenikut, një nga zonat më të bukura jo vetëm të Qarkut të Elbasanit, por të të gjithë Shqipërisë, feston sot ditën që përkon me datën kur u shpall Park Kombëtar. Festa synon promovimin e parkut dhe kthimin e tij në atraksion turistik. Përveç organizimeve në natyrë nuk ka munguar as panairi me […]

Categories
Bota

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes viteve 2009 dhe 2016 dhe vetëm një pjesë e vogël janë gjetur. Një lumë parash, aq i madh sa PBB-ja e Australisë, e cila duhej […]

Categories
Lajme

Kur Garda shpërblehej pas vrasjeve. Për 21 Janarin Berisha dha 197 milionë lekë. Të parit, Ndrea Prendit

Çfarë ndodhte korridoreve të Ministrisë së Brendshme dhe të Gardës së Republikës një ditë pas demonstratës së 21 Janarit, gjatë së cilës katër protestues u vranë në Bulevard? Top Channel zbulon dosjen ku tregohet se ndonëse prokuroria kërkonte të dërgonte në qeli një sërë zyrtarësh të Gardës, në të njëjtën kohë, sipas një vendimi të […]

Categories
Diaspora Shqiptare

Shqiptari nga Kosova me njërin nga restorantet më të famshme në Berlin

Fatos Xhafolli (40-vjeçar) kishte ardhur nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për të filluar si një i huaj, por duke punuar shumë, ka arritur të jetë i suksesshëm në këtë fushë. Tashmë ai është shefi Fatos Xhafolli, një shtetar shqiptar i Kosovës është pronar i restorantit “Nuovo Mario”. Ai para 25 vjetësh ishte prapa banakut, kurse […]

Categories
Lajme

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kur pritet të nisin fluturimet

Punimet për aeroportin e Kukësit pritet që të përfundojnë vitin e ardhshëm. Mjetet e makinerive të rënda po zgjerojnë hapësirën e pistës ekzistuese si dhe hapësirën e sigurisë. Pra, jo vetëm që do të zgjerohet pista, por dhe sipërfaqet që shërbejnë për sigurinë e aeroportit deri në 30 metra. Inxhinier, Albert Seferaj është shprehur për […]

Categories
ShowBiz

‘Shif me sy, e plas me zemër’, Oriola Marashi trondit rrjetin

Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës. Pas paraqitjes së saj në pasarelat më të mëdha të modës për një ndër brandet më të njohura në botë si “Guess”, Oriola Marashi është rikthyer […]

Categories
Lajme

Banorët mbrojnë ujëvarën/ Dibër, kundër projektit për HEC në lumin e Setës

Banorët e krahinës së Çidhnës kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës pas masakrës mjedisore në lumin e Setës. Ata kane protestuar në mbrojtje të monumenteve të kulturës. Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria e shpalli gryken e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Seta 4, cënon shpellën dhe burimin e Sopanikës. Banorët thonë se […]