Categories
Aktualitet

Rekomandimi i KE, ambasada e SHBA: Mbështetje për integrimin në BE

Ambasada amerikane në Tiranë shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE. Në një reagim pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave, ambasada e SHBA, vëren se Shqipëria vijon të bëjë para me zbatimin e reformave. “Ne mirëpresim rekomandimin e […]

Categories
Lajme

Ndahet nga jeta Muhamet Liko një nga parodistët e famshëm të Vlorës

Parodisti i njohur vlonjat është ndarë sot nga jeta në moshën 65-vjeçare. Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa prej disa ditësh ishte për kurim në Itali. Muhamet Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar. Ai mban shumë tituj dhe çmime ndërsa se fundmi është vlerësuar nga Presidenti […]

Categories
Lajme

Përurohet në Kosovë, autostrada ‘Arbën Xhaferri’

Një ceremoni madhështore për përurimin e autostradës Arbën Xhaferri që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Autostrada Arbën Xhaferri është konsideruar si një rrugë që do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje nga e cila do të përfitojë i gjithë rajoni. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri […]

Categories
Aktualitet

Kishat me veprat e Onufrit/ Nis restaurimi në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimin nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Specialistët kanë kryer një inspektim nga ku kanë evidentuar problem si nga ana strukturore ashtu edhe degradime të materialeve. Bëhet fjalë për një pasuri të rrallë me piktura […]

Categories
Lajme

Vjen lajmi i madh, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë publikimit të Progres Raportit, Komisioneri Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë një reformë të paprecedentë në drejtësi, ndërsa vlerësoi si historike marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonisë. “Rajoni duhet të ketë më shumë rezultate të qëndrueshme, së pari shteti ligjor. Qëllimi […]

Categories
Diaspora Shqiptare

Dokumentet që ju duhen për në Kanada/ Avokati sqaron proçedurat

Nëse i referohesh lajmeve që publikohen herë pas here në portalet shqiptare të krijohet përshtypja se Kanadaja është një vend që mezi po pret emigrantë, e veçanërisht ata nga Shqipëria. Janë të shumtë titujt, sipas të cilëve Kanadaja merr mbi 300 mijë emigrantë në vit dhe ku çdo shqiptar mund të provojë fatin. Për të […]

Categories
Bota

Banka Qendrore Evropiane hedh euro të reja në qarkullim

Banka Qendrore Evropiane ka hedhur në qarkullim nga dita e sotme kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro-she. Këto kartëmonedha kanë elementë inovator sigurie dhe janë më të lehta për tu kontrolluar me metodën, prek-shiko dhe përthyej. “Nga 28 maji, kartëmonedhat e reja janë në qarkullim në të gjithë eurozonën. Krahasuar me paraardhëset ato janë […]

Categories
Lajme

Qëllohen policët në Kosovë/ Aksioni antikontrabandë. Ndalohen shqiptarë, serbë e boshnjakë

Policia e Kosovës në orën 6 të mëngjesit ka nisur aksionin më të madh ndonjëherë në veri të Kosovës. Nga operacioni që u zhvillua në 12 lokacione janë arrestuar 19 zyrtarë policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, bashkëpunim me qëllim të kontrabandimit […]

Categories
Lajme

Tensione të larta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas arrestimeve në Kosovë

Operacioni i arrestimeve të 19 zyrtarëve policor në Kosovë, nxiti tensione në veriun banuar me shumicë serbe por edhe ndërmjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa autoritetet ndërkombëtare bën thirrje për respektim të parimeve të sundimit të ligjit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se operacioni është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për vendosjen e […]

Categories
Aktualitet

Turistë mbi motor. Të apasionuarit pas udhëtimeve zgjedhin majin të vijnë në Shqipëri

Turistët tregojnë se kjo është periudha më e mirë për të pushuar në jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motora dhe biçikleta. Këta janë të huajt aventurierë, që nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë […]

Categories
Lajme

Kandidatët shqiptarë në Greqi, vetëm 10% të votave nga komuniteti shqiptar

Ne zgjedhjet lokale greke, por edhe ato për Parlamentin Europian pati edhe kandidatë shqiptarë. Ata nuk munden të fitojnë dhe kjo shpjegohet me pjesëmarrjen e ulët të qytetareve shqiptarë që kanë të drejtë vote, në zgjedhjet administrative greke. Nga afro 230 mijë të regjistruar një pjesë e mirë e tyre morën pjesë në zgjedhje, por […]

Categories
Aktualitet

Fabrikë ilegale e mishit; Prodhohej sallam në kushte të rrezikshme për shëndetin

AKU ka bllokuar 257 kg mish në Katund të Ri të Durrësit. Një dhomë e vogël deri në dy ditë më parë në mënyrë ilegale ka shërbyer si thertore. Pasi gjëja e gjallë therej këtu, mishi më pas përpunohej në sallam. Ambienti në fjalë ndodhej ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit të Ramiz Shallës. […]

Categories
Lajme

Shqiptari nga Kosova padit Serbinë për dëmet e luftës, kërkon 700 mijë euro

Një qytetar nga Kosova ka vendosur të padisë shtetin serb, për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës, ku ai u detyrua të largohej drejt Shqipërisë. Bëhet  fjalë për Bashkim Fetoshin, nga fshati Xërxë i Rahovecit,  i cili përveç torturave që përjetoi gjatë kohës së luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që […]

Categories
Lajme

Festa e Shebenikut, parku synohet të kthehet në një atraksion turistik

Parku Kombëtar i Shebenikut, një nga zonat më të bukura jo vetëm të Qarkut të Elbasanit, por të të gjithë Shqipërisë, feston sot ditën që përkon me datën kur u shpall Park Kombëtar. Festa synon promovimin e parkut dhe kthimin e tij në atraksion turistik. Përveç organizimeve në natyrë nuk ka munguar as panairi me […]

Categories
Ekonomia

Ekonomia e mbijetesës, 56 % e shqiptarëve të vetëpunësuar

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjet. Në mungesë të alternativave të tjera, më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë vetëpunësuar ose janë të angazhuar në sipërmarrjet familjare. Vetëpunësimi është tregues i njëekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë të […]

Categories
Bota

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes viteve 2009 dhe 2016 dhe vetëm një pjesë e vogël janë gjetur. Një lumë parash, aq i madh sa PBB-ja e Australisë, e cila duhej […]

Categories
Lajme

Turizëm në parkun e Orikumit/ Vizitorët mund të hyjnë me dokument identifikimi

Parku Arkeologjik i Orikut i cili ndodhet në afersi të bazës ushtarake të Pashalimanit në Orikum është një zonë me bukuri natyrore, mes lagunës, gadishullit të Karaburunit dhe detit. Rrënojat e qytetërimit të lashtë të Orikut shtrihen në një kodër me sipërfaqe 5 hektarë. Përveç bukurisë natyrore që kjo zonë ofron, qyteti antik i Orikut […]

Categories
Bota

Zgjedhjet europiane: Nervozizëm në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush do të fitojë. Por e paqartë është si do vazhdohet më tutje.// Marrë nga DW/ Nga Fabian von der Mark. Koalicioni i madh që qeveris Gjermaninë, ai midis kristiandemokratëve, kristiansocialëve dhe socialdemokratëve mund të humbasë […]

Categories
Lajme

Shkëlqimi dhe rënia e Gjykatës Kushtetuese

Nga : Anila Hoxha Nga nisja e vetting-ut në mars 2018 me Fatos Lulon, anëtar i Gjykatës Kushtetuese mjaftuan 10 muaj që kjo Gjykatë të shkërmoqej duke mbetur me vetëm një gjyqtar Kushtetues. Vitore Tusha, profesoreshë e të drejtës civile, me gradë “doktor i shkencave juridike” në këtë fushë dhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese prej […]

Categories
Lajme

Rrëfehet Kadare: Nga arrestimi në klasë te njohja me Helenën

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën erdhi në një rrëfim të rrallë. Në një takim me fëmijë jetim në kryeqytet, Kadare u kthye vite pas në kohë, ndërsa ndau me ta, copëza të fëmijërisë të tij, kujtime të parrëfyera më parë nga shkrimtari i njohur. “Kur jemi fëmijë […]