Categories
Aktualitet Lajme

Thellohet bilanci i viktimave/ Zyrtarisht 6 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi vendin. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja. Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën […]

Categories
Aktualitet Lajme

Shqipëria në panik nga tërmetet, konfirmohen zyrtarisht 4 viktima

(NE PERDITESIM) Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërkohë që flitet për 4 jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë […]

Categories
Aktualitet Lajme

Lëkundje të forta tërmeti në vend, njerëzit në panik, braktisin shtëpitë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në orët e para të mëngjesit me epiqendër afër qytetit të Durrësit. Ato  janë ndjerë në të gjitha qytetet  duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Categories
Aktualitet Lajme

Njihuni me “Lagjen e hajdutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i LSI vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa […]

Categories
Aktualitet

Restaurohen banesat monument; Berat, po ndërhyhet në zonën e lagjes Kala

Në Berat disa monumente kulture të kategorisë së parë në lagjen muzeale “Kala” po i nënshtrohen restaurimeve. Me një fond prej 2.2 milionë lekësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës do të riparohen fasadat, çatitë e dëmtuara, suvatimet, elementet drusore, apo do te behet edhe zëvendësimi i dritareve dhe elementëve muzealë të dëmtuar etj. Restaurimet […]

Categories
Aktualitet

Turizmi detar në Durrës, në një vit mbërritën 110 jahte dhe anije shëtitëse

Gjithnjë e më shumë, operatorët turistikë po e kthejnë vëmendjen nga turizmi detar dhe aktivitetet e tij në Durrës. Në rajonin e detit Adriatik, volumin më të madh të lëvizjeve turistike dhe të ardhurave të siguruara prej tyre e mban Italia, e ndjekur nga Kroacia dhe Greqia, ndërsa në Shqipëri kjo industri është ende në […]

Categories
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në qarkun e Korçës sot

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.9 dhe me epiqendër në Devoll, në afërsi të kufirit me Greqinë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar. Në 1 qershor, qarku i Korçës u godit nga një seri tërmetesh që dëmtoi shumë banesa […]

Categories
Aktualitet

Kupola e PS në përgjimet e “Bild”

Gazeta gjermane Bild ka publikuar mbrëmjen e se mërkurës 10 përgjime të reja, megjithëse gazetari i saj Peter Tiede kishte paralajmëruar se do të publikoheshin mëngjesin e së enjtes. Në rreth 13 minuta përgjime të zbardhura, dëgjohen të flasin aktorë të ndryshëm politik, por edhe persona të tjerë. Bisedat telefonike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve […]

Categories
Aktualitet

Dhunë në KZAZ-në e Kavajës, përplasje mes policisë dhe militantëve të opozitës

Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Me thirrje nuk ka zgjedhje […]

Categories
Aktualitet

Siguria ushqimore, sekuestrohen 44.5 ton ushqime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 ton ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës. Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) u vërtetua se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhrin e Bllokimit të […]

Categories
Aktualitet

Pas tërmeteve, përmbytjet. Elbasani, nën ujë pas vetëm 30 minutash shi

“Çmendet” moti! Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi, që dhjetëra banesa në lagjen “5 Maji” të Elbasanit të përmbyten. Dëmet e shkaktuara në këtë zonë janë të mëdha. Uji ka kaluar 30 cm, ndërsa banorët e kësaj lagjeje bëjnë apel për ndihmë. Janë rreth 10 banesa, në të cilat uji ka hyrë deri në brendësi, […]

Categories
Aktualitet

Emergjencat Civile, çadra në Korçë për të strehuar banorët e mbetur në qiell të hapur

Fshati Floq në Qarkun e Korçës ishte një prej më të prekurve nga lëkundjet sizmike të orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Me disa shtëpi të dëmtuara, e shumë banorë të frikësuar se nata do t’i gjejë ende pa strehë, në veprim janë hedhur Emergjencat Civile, të cilat jo vetëm kanë vizituar […]

Categories
Aktualitet

Tërmet 5.3 ballë në Korçë, raportohet për banesa të dëmtuara

Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre. Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, […]

Categories
Aktualitet

Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë, ambasada: Vlerësimin e jep Komisioni Europian

Holanda dorëzoi sot zyrtarisht në Komisionin Europian draft rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, përmes të cilët kërkohet rikthimi i regjimit të vizave për shqiptarët. Në letrën drejtuar komisionerit të emigracionit dhe punëve te jashtme, Dimitris Avramopulos, pretendohet me shkrim që Komisioni Europian të marrë në konsideratë pezullimin e vizave për shtetasit […]

Categories
Aktualitet

Rekomandimi i KE, ambasada e SHBA: Mbështetje për integrimin në BE

Ambasada amerikane në Tiranë shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE. Në një reagim pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave, ambasada e SHBA, vëren se Shqipëria vijon të bëjë para me zbatimin e reformave. “Ne mirëpresim rekomandimin e […]

Categories
Aktualitet

Kishat me veprat e Onufrit/ Nis restaurimi në kishën e Shën Kollit në Shelcan të Elbasanit

Kisha e Shën Kollit në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimin nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Specialistët kanë kryer një inspektim nga ku kanë evidentuar problem si nga ana strukturore ashtu edhe degradime të materialeve. Bëhet fjalë për një pasuri të rrallë me piktura […]

Categories
Aktualitet

Turistë mbi motor. Të apasionuarit pas udhëtimeve zgjedhin majin të vijnë në Shqipëri

Turistët tregojnë se kjo është periudha më e mirë për të pushuar në jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motora dhe biçikleta. Këta janë të huajt aventurierë, që nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë […]

Categories
Aktualitet

Fabrikë ilegale e mishit; Prodhohej sallam në kushte të rrezikshme për shëndetin

AKU ka bllokuar 257 kg mish në Katund të Ri të Durrësit. Një dhomë e vogël deri në dy ditë më parë në mënyrë ilegale ka shërbyer si thertore. Pasi gjëja e gjallë therej këtu, mishi më pas përpunohej në sallam. Ambienti në fjalë ndodhej ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit të Ramiz Shallës. […]

Categories
Aktualitet

Studentët rikthehen para ministrisë së Arsimit: “Na keni gënjyer”

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët  kanë marshuar drejt godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar  thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ata janë nisur të organizuar nga qendra në drejtim të ministrisë, ndërsa nuk kanë kursyer as hedhjen e tymueseve. Me pankarta në duar, studentët pohuan  se propaganda e qeverisë […]

Categories
Aktualitet Teknologji

Të rrezikuar nga lajmet e rreme. Shqipëria e fundit në listë në betejën kundër dezinformimit

Finlanda po e fiton luftën ndaj lajmeve të rreme dhe ajo çfarë është mësuar mund të jetë e një rëndësie kyçe për demokracitë perëndimore, thotë CNN. Gjigandi mediatik amerikan i ka kushtuar një artikull të gjatë temës së shtjelluar me mjaft kujdes. Ky vend rezulton i pari në listën e 35 shteteve në të cilët […]