Rikthehet sërish debati i tabelave dygjuhëshe në jug të vendit. Disa foto të publikuara nga historiani Arben Llalla tregojnë se si tabelat e vënë rishtas nga ARRSH, ku shqipja ishte gjuhë e parë janë hedhur në tokë “Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili […]
Tag: Lajmi i fundit
Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare. Për një familje mesatare, jetesa në Shqipëri është e vështirë, madje kthehet në mbijetesë për shkak të të ardhurave të pakta dhe […]
Tensionohet situata në bulevard ku Vetëvendosje dhe qytetarë të thirrur nga kjo forcë po protestojnë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe kundër kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza por janë […]
Këshilli i Ministrave, ka vendosur që nesër, datë 10 Maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet […]
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Federica Mogherinin, përfaqësuesen e lartë për politikë të Jashtme në BE, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi se “nga Komisioni Europian presim që të na thonë që i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë dhe të çelen negociatat”. “Shqipëria flet […]
Policia e Shkodrës ka zbuluar dy persona, të cilët i kishin marrë një qytetarje 6 mijë euro, për të marrë provimin e Licencës në mësuesi. Gjithashtu ata i kishin kërkuar edhe 4 mijë euro të tjera, në mënyrë që djali i saj të merrte një bursë studimi jashtë shtetit “Në muajin Janar 2018, dyshohet se […]
Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini do të jetë sot dhe nesër në Tiranë, në kuadër të Samitit të Brdo Brijunit, që do të zhvillohet nesër. Mogherini mbërrin sot në orën 16.30, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Pas takimit do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Tabelat sinjalizuese të rrugëve në Finiq që u hoqën në fundjavë nisën të rivendosen gjatë ditës së martë. Tabela me mbishkrime në shqip si gjuhë e parë dhe më pas greqisht si gjuhë e dytë u vendosën si fillim në zonën pranë ish-Minierës së Kripës. Bashkia Finiq konfirmon se u rivendosën me fondet e ARRSH-së1 […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është arrestuar nga policia. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës së Re. Balliut, i cili u shoqërua në polici gjatë protestës së banorëve të Astirit paraditen e sotme, i është komunikuar masa e arrestit në Komisariatin nr 6
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dhënë afat deri më sot Qeverisë së Kosovës që të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, në të kundërt ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Por ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala, i ka thënë “Zërit” se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve […]
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Komisioni Europian në Tiranë, pas një pune të rëndësishme, dha shenjën pozitive për hapje të negociatave, e kjo do të thotë se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë. Duke folur në “Javën e Europës”, Rama theksoi: “BE ka një rol të rëndësishëm në forcimin e rolit të shtetit. Rruga për […]
Kjo është efektivja Zarife Hasanaj, me origjinë nga Bajram Curri dhe banore në Babrru, që humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine. Ajo, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s. Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni […]
Qyteti i Vlorës, sërish nën ujë. Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e sotëm me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në disa rrugë dhe lagje të qytetit. Lagjja “28 Nëntori”, Lagjja “Pavarësia”, “1 Maji”, zona e Skelës si dhe shumë rrugë ndodhen nën ujë. Edhe pse hidrovori i qytetit punon me kapacitet të […]
Maqedonia e Veriut voton sot (5 maj) për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është raundi i dytë i votimeve pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dalë në votime. 1.79% ishte pjesëmarrja në raundin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana […]
Bashkia e Tiranës organizoi sot një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Qindra qytetarë dhe turistë të huaj iu bashkuan aktiviteteve, që u shtrinë nga Sheshi “Skëndërbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në Parkun e Liqenit Artificial. Në Sheshin “Skënderbej” banda frymore e qytetit ekzekutoi disa pjesë […]
Suedia, Zvicra dhe SHBA janë së bashku me Shqipërinë 4 shtetet me të sigurta në botë bazuar në sipas infastrukturën (bunkere, fortesa) si dhe hapësirat natyrore në të cilat është më pak e mundshme që të përhapet lufta e tretë botërore. Indeksi i Paqes Ndërkombëtare “Global Peace Index” ka publikuar listën me shtetet më të […]
Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe autoritetet doganore kanë rritur kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në Pikat e Kalimit Kufitar. Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit. Procedohet […]
Një 29 vjeçar shqiptar është therur me thika nga dy të burgosur rusë në burgun e Trikallas në Greqi. Mediat grekeraportojnë se dy të burgosur me origjinë nga Rusia e pritën atë tek dera e ambulancës së burgut duke e qëlluar tre herë me thikatë improvizuara. Dy thika në gjoks dhe njëra në ije i kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha shqiptarit […]
Muzetë janë një nga destinacionet më të vyeshme për të rinjtë. Tashmë për studentët në kryeqytet aksesi në jetën kulturore është më pak i kushtueshëm. Kartat e studentit parashikojnë ulje çmimesh për disa destinacione, e për të tjera bileta do të jetë falas. Por një muze në qytet është falas për të gjithë qytetarët, jo […]
Një avion i vogël është “ulur” në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës. Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë. Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e […]