Gjatë Ministerialit të Varshavës, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç. Mësohet se shkak për këtë përplasje është bërë çështja e Kosovës. Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar […]
Tag: lajmi fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar pak çaste më parë disa foto emocionuese në rrjetin e tij social në “Facebook”. Shefi i qeverisë së Kosovës ka udhëtuar ditën e sotme me një grup personash drejt vendit të njohur si “Qafë Mullar”, aty ku 22 vite më parë u nda përjetësisht nga vëllai i tij, […]
Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”. “U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, […]
Përplasja për cënimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk është konflikti i vetëm që qeveria ka me kompaninë koncesionare Tirana International airport. Parlalelisht mes palëve ka shpërthyer edhe një konflikt I ashpër financiar, që lidhet me rezultatet e auditimit të koncesionit. Në kontratën koncesionare është parashikuar një nen i cili i jep të drejtën […]
Admir Murataj, ideatori i grabitjeve spektakolare të blindave me para, mbeti i vrarë pas grabitjes më të madhe, ku dyshohet se grupi i tij mori 10 milionë euro nga avioni në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Dhe nuk ishte çudi që pas grabitjes më të fundit, policia ngriti menjëherë dyshimet mbi Admir Muratajn, i […]
Në aeroportin e Rinasit kanë mberritur Forcat e Armatosura qe kane nisur dislokimin ne ruajtje te objektit. Makinat e Policisë Ushtarake janë parë të hyjnë në Komandën Ajrore të Forcave të Armatosura, që ndodhet pranë Rinasit. Policia Ushtarake do të marrë kontrollin në perimetrin e jashtëm të aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Efektivë të […]
Kryetari i liderëve të Bashkimit Evropian, Donald Tusk propozoi të martën t’i ofrojë Britanisë një zgjatje të afatit të Brexit-it deri në një vit, me mundësinë e largimit më herët, vetëm nëse Britania e ratifikon marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes. Në një letër drejtuar krerëve të BE në prag të një samiti të posaçëm për të […]
Të mirinformuar se në atë orar 4 banka të nivelit të dytë do të transportonin një sasi të konsiderueshme valute drejt Austrisë, të armatosur me armë tip kallashnikov dhe të veshur me kostume kamuflazh, grabitësit kanë vënë në jetë planin e grabitjes. Fillimisht kanë prerë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që nga dita e premte po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre ditëve ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-së si dhe zyrtarë tjerë. Kryeministri u takua atje me shqiptarët e komunitetit katolik […]
193 milionë euro është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e 2018-ës, ndërkohë ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo […]
Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Por, po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Sipas Zërit të Amerikës, ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike. […]
Fermerët e prodhimit dhe shitjes së qumështit do të kompensohen me 100 lekë të vjetra për çdo litër qumësht të shitur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë publik nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Sipas tij kjo masë vjen në kohën kur fermerët janë ngritur […]
Në një video të publikuar në ‘Youtube’, e cila është xhiruar në Kosovë nga mediat gjermane, shihen ushtarët serbë të cilët kokulur u larguan nga Kosova në vitin 1999. Dokumentari i përket medias gjerman “Spigel TV”, ku tashmë prej vitesh është edhe në kanalin e “youtube”. Ky televizion, por edhe shumë media të tjera kanë […]
24-vjeçarja nga Kosova, Ardiana Bushi, është bërë studentja e parë që bëhet pjesë e CERN-it, i cili është një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare. Bushi është zgjedhur në mesin e 1424 personave sa kanë aplikuar gjithsej nga e gjithë bota. Studentja e Fizikës në Universitetin e Prishtinës, e cila vjen […]
Banka Botërore vlerëson se taksat mbi pagën në Shqipëri janë dy herë më të rënda se sa në vendet e tjera të rajonit. Në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor, BB vëren se norma progresive prej 23%, është unike në të gjithë rajonin dhe dukshëm më e lartë se sa ajo që aplikojnë vendet […]
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tregoi me detaje se si ka negociuar, që Klement Balili apo i siç e quajnë mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare për dosjen e ardhur nga Greqia. I pranishëm në emisionin “A show” në News 24 , Veliu hodhi poshtë të gjitha pretendimet se […]
10 vjetori i Shqipërisë në NATO
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kujton 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ambasada e SHBA-së, në mesazhin e saj, vlerëson kontributin e Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm për sa i takon misionit fisnik që Aleanca ka. “Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam […]
Pas vrasjeve të ditëve të fundit në Shkodër, shefi i Komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela, është shkarkuar nga detyra. Mësohet se Vasil Çela zëvendësohet nga Lorenc Meta, i cili do të jetë nga sot shefi i ri i Komisaritit të Shkodrës.
248 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë evidentuar 245 vatra zjarri në total. Ndërkohë që qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar […]
Shqipëria është në krizë politike. Por kursi konfrontues nuk është i ri, thotë ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel. Edhe akuzat për blerjen e votës u ngritën që pas zgjedhjeve 2017, por asgjë nuk u bë, vëren ajo. Johanna Deimel: Sigurisht demonstratat paqësore janë një e drejtë bazë demokratike. Për fat të keq në të kaluarën […]