Categories
Lajme

Kategoritë e pagave për mësuesit e arsimit parauniversitar

Nëpërmjet miratimit të një vendimi, Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime dhe shtesa për sa i përket pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar ditën e djeshme. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot tabelën e plotë me kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Drejtorinë Qendrore të […]

Categories
Lajme

Arta Marku apel prokurorëve: Mbani larg median nga hetimi

E pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku tha se 2018 ka qenë një vit i vështirë pune, por nuk harroi të ‘shigjetonte’ disa prokurorë që sipas saj nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Ajo tha se duhet të hetohen sa më shpejt çështjet […]

Categories
Lajme

Në 20 vite/ Dyfishohen divorcet në Shqipëri, ja shkaku kryesor

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë.Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes […]

Categories
Bota Diaspora Shqiptare

Albana Mustafi, shqiptarja në garë për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës

Albana Mustafi, 34 vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54. Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare […]

Categories
Lajme

Gazeta e Vatikanit: Kriza në Shqipëri, e ngjashme me vitin ‘97

Krizën aktuale politike, gazeta e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”, e quan të ngjashme me 97-n. Duke bërë një panoramë të gjithë itinerarit 1 mujor të protestave dhe veprimeve politike, gazeta shkruan se nëse nuk gjendet një zgjidhje, qoftë dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, situata mund të degradojë. “Para një krize të ngjashme në vitin 1997 vendi […]

Categories
Lajme

20 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme organizoi pritje për të shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm ndaj shteteve aleate, partnere dhe mike. Me këtë rast zëvendësministrja e Jashtme, Rejhane Vuniqi, tha se ky veprim ishte për të parandaluar spastrimin etnik që po ndodhte […]

Categories
Lajme

Napoli Hysaj, ndryshon papritur e ardhmja e shkodranit!

Fill pas transferimit të Sarrit në Londër e ardhmja e Hysaj shihej gjithnjë e më larg Napolit. Në asnjë moment palët nuk u afruan për të diskutuar rinovimin e kontratës por çuditërisht Hysaj heshti, nuk u ankua kurrë por respektojë vendimin e klubit, fundja ishte i qartë që ofertat për të nuk mungonin. Pikërisht në […]

Categories
Lajme

TVSH e re penalizon agrobiznesin. Fermerët dalin në protestë

Aksioni i agropërpunuesve nisi. Edmira Toska në femrën e saj ka 35 krerë lopë, të cilat prodhojnë 200 litra qumësht në ditë. Prej tre ditësh agro-përpunuesit nuk e kanë blerë këtë qumësht. Sipas Edmirës një vendim i tillë po e con atë drejt falimentimit. “Kemi tre ditë që qumështin nuk na e marrin sepse baxhot […]

Categories
Lajme

Protesta/Zbulohet plani i opozitës, rrethim Parlamentit në 6 pika

Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për nesër. “BalkanWeb” mëson se plani është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i opozitës. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve. […]

Categories
Bota

Vazhdojnë paqartësitë rreth Brexit-it

BREXIT-i vazhdon të mbetet në një udhëkryq. Ekspertët e BE-së janë në pritje të një informacioni nga Britania lidhur me mënyrën se si do ta realizojë daljen nga Bashkimi Europian, ndërsa udhëheqësit e Bashkimit kanë të plan të takohen të enjten për të diskutuar për largimin e Britanisë nga blloku, 10 ditë para datës së […]

Categories
Lajme

Shqipëria me pagën mesatare më të ulët në rajon, vetëm 340 euro

Shqipëria shënoi nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon, sipas përllogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më […]

Categories
Lajme

Dosja ‘Hajdari’/ Apeli pranon kërkesën e Izet Haxhisë: Rigjykim!

Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën për rigjykim të Izet Haxhisë, ish-truproja i ish-kryeministri Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Apeli ka vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykaten e Shkallës së Parë, çka do të thotë fillim i procesit gjyqësor nga e para për Izet Haxhinë. Procesi do të […]

Categories
Lajme

Kiri Hajdari flet për protestën: Me Rudinën mënyra të ndryshme, qëllimi i njëjtë

Kiri Hajdari, djali i ish deputetit të PD Azem Hajdari, ka shpjeguar praninë e tij në protestën e opozitës në kohën kur e motra e tij Rudina nuk ka dorëzuar mandatin si kolegët e saj. Reagimi i plotë: Miq të dashur protestues Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës […]

Categories
Lajme

Mediat e huaja sytë nga Tirana; Jehonë protestës dhe kërkesave të opozitës

Washington Post ka përcjellë lajmin e protestës së sotme të opozitës në Tiranë duke theksuar se tubimi zhvillohet kundër qeverisë së akuzuar nga pjesëmarrësit si të korruptuar e të lidhur me krimin e organizuar. “Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit […]

Categories
Bota

Autori i masakrës në Zelandën e Re para gjykatës, nuk shfaq pendesë

Brenton Tarrant u paraqit sfidues në gjykatë ku mësoi akuzat akuzat që rëndojnë ndaj tij. 28-vjeçari nga Australia, me të hyrë në sallë bëri me duar gjeste të lidhura me supremacinë e bardhë, e nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa lexohej aktpadia. I dyshuari kryesor per masakrën e një dite më parë në Christchurch, më e […]

Categories
Lajme

Partizani-Teuta, sfida për titullin!

Partizani dhe Teuta do të vihen përballë njëra-tjetrës për ndeshjen e Javës së 25 të Kategorisë Superiore. Skuadra e Të Kuqve do të luajë këtë ndeshje si skuadra kryesuese e kampionatit gjë që e vë në dukje edhe vetë trajneri Gega, që gjithsesi nuk deshi t’ia ulë vlerat skuadrës durrsake. Por përveç Teutës, kryeqytetasit i […]

Categories
Lajme

“S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, forma e veçantë e protestës së 54-vjeçarit/ Foto

Dilaver Nela është padyshim protestuesi më i veçantë, që ka mbërritur para kryeministrisë, ndërkohë që pritet të vijnë mijëra mbështetës të tjerë të opozitës. 54-vjeçari nga Laçi ka gjetur një formë të veçantë të protestës, duke përdorur 3 tepsi, për të përshkruar situatën politike në vend sipas mënyrës së tij. “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, […]

Categories
Lajme

Shifrat/ Shqiptarët largohen nga vendi. Ja shkaqet e hemorragjisë

Shumë vende të botës po përballen me sfidat të mëdha emigruese. Duke marrë në analizë numrin e popullsisë dhe numrin e atyre që kanë emigruar, Bosnja Hercegovina mban rekordin në botë. Sipas të dhënave, një në dy boshnjakë ndodhet jashtë vendit dhe arsyet janë nga më të ndryshmet.  Po kur në Bosnje përqindja e atyre […]

Categories
Lajme

Prishtina qyteti më i lirë në Evropë, Zvicra më i shtrenjti

Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Evropë. Nga 181 qytete të Evropës që janë listuar nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet në vendin e 155-të. Megjithatë kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më i liri në rajon. Prishtina […]

Categories
Bota

Ndikimi rus në Shqipëri, dyshime për një skenar të ngjashëm me Velesin

Televizioni Top Channel dha disa detaje të hënën, nga ajo çfarë raportoi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në lidhje me tentativat e Rusisë për të shtuar ndikimin në vendin tonë. Por, cilat janë mënyrat e shtimit të influencës ruse në Shqipëri dhe mjetet që po përdoren në […]