Categories
Lajme

Arta Marku apel prokurorëve: Mbani larg median nga hetimi

E pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku tha se 2018 ka qenë një vit i vështirë pune, por nuk harroi të ‘shigjetonte’ disa prokurorë që sipas saj nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Ajo tha se duhet të hetohen sa më shpejt çështjet […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Çfarë është Iso-Polifonia

Iso këndohet nga kori i këngëtarëve. Zakonisht është zëri i tretë në këngën polifonike toske dhe zëri i tretë ose i katërt në këngën polifonike labe. Fakt është që në popullsinë e trevave iso-polifonike, krahas fjalës Iso përdoren edhe nje varg emërtimesh të tjera, si: grupi që “mban zë”, që “i mbushin” (mbushësit), që “zien”, […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Karakteristikë e valles pukjane: Vallja e Kabashit

Vallet karakteristike pukjane, si kudo në vendin tonë, janë rezultat i kushteve historiko-shoqërore që sollën njësitë etnografike dhe në kra¬hinën e Pukës, megjithatë lidhjet ndërkrahinore të Pukës me Malësinë e Gjakovës, me Hasin, Mirditën, Gjakovën, Shkodrën dhe zonat e Mbi¬shkodrës për breg të Drinit, kryesisht me anë të rrugëve të karvaneve me rëndësi të madhe […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Folklori dhe etnografia, larmi e qytetit te Librazhdi

Një tjetër karakteristikë i qytetit të vogël të Librazhdit është edhe trashëgimia e pasur kulturore qe njihet në të gjithë rajonin për pasurinë e etnografisë dhe folklorit të tij. Veshjet tradicionale janë shoqëruese të larmisë së festimeve dhe aktiviteteve kulturore rajonale. Librazhdin mund ta ndajme ne tre rrethina kostumologjike: 1. Cermenika qe perfshin gjithe anen veri ore te rrethit, me kufi me […]

Categories
Histori Të gjitha

Troja e vërtetë është në Shkodër

Shkruan: Fahri XHARRA Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t`i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne […]

Categories
Histori Të gjitha

Në Athinë kishte Gjykatë Shqiptare dëshmonte historiani gjerman

Athina, në kohën e Fallmerajerit, ishte e tëra shqiptare.Vepra e historianit tirolez përmban dromca interesante për vendosjen e grupeve të para shqiptare në Greqinë bizantine, konsekuencat e saj dhe gjëra të tjera me interes.Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet […]

Categories
Histori Të gjitha

Etruskët flasin Shqip edhe në Korsikë – FAKTE

Shkruan: Fahri XHARRA Harta që e shihni e spjegon bukur shtrierjen e botës pellazge nëpër Europë. Kjo shtrierje duhet të jetë shumë kohë para Luftës së Trojëes ( 1180 pra e.s.)E shihni që nuk ka as Greqi e as Romë, por këto janë shumë të vonëshme për këtë hartë; nuk ka as Britani, sepse Britit […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Veshjet tradicionale të krahinës së Tropojës

Në Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë varianteveshjesh popullore. Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me”pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Elbasan – Kostumet popullore, traditë e pasur dhe e hershme e rajonit

Treva e Elbasanit në Shqipërinë e mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj. Etnologu Thanas Meksi tha për ATSH-në se […]

Categories
Kulturë Të gjitha

Veshjet popullore në Kosovë, begati kombëtare

Etnografia shqiptare deri më tash ka njohur nja 140 forma të ndryshme të veshjevepopullore. Veshjet e kohës tash vazhdojnë të jetojnë si traditë. Për veshjet kombëtare shqiptare në viset etnike, e në veçanti ato në Kosovë, është shkruarmjaft shumë, sidomos nga Mark Krasniqi, Drita Statovci, Ukë Xhema, Shpresa Siçecaetj., por megjithatë njohësi më i madh i të […]

Categories
Poezi Shqip

Zogu dhe Djali – Naim Frashëri

Një zok të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dh’e i thosh ca fjalë: “Nukë të vjen keq që jam i mitur, Si ti i vogël e s’jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në folet. Dheu me dëborë qjith’ u mbulua, Më s’ka mbetur dhe gjëkunt pothua! Vuanj i gjori dit’ edhe […]

Categories
Poezi Shqip

Lutja e Naimit

Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinëEpu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,E drurëvet epu […]

Categories
Histori Të gjitha

Orakulli i Dodones

Mali i Tomorit ndodhet në Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumë kohë se përpara të shkruhej vetë historia njerëzore. Bedoja, siç duket i referohet vetëm kronologjisë së arkeologëve grekë, e cila si fakt, për hatër të së vërtetës, qëndron jo për Dodonën, por për Orakullin e Janinës. Grekët ashtu siç edhe thonë, […]

Categories
Histori Të gjitha

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Djepi i mitologjisë është Dodona, çelësi i artë i historisë së vjetër; djepi i Pellasgëve është Dodona, e cilësuar njëzëri “pellasge” dhe “barbare”, djepi i fesë dhe qytetërimit të lashtë evropian, përkatësisht greko-romakë,është Dodona, Pellasgjia e Mirë-lltë. Dodona, Pellasgjia e Mirëfilltë ndodhet në zemër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja, që shkrimtarët e vjetër dhe të […]

Categories
Lajme

Në 20 vite/ Dyfishohen divorcet në Shqipëri, ja shkaku kryesor

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë.Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes […]

Categories
Lajme

Shqipëria mund 3-0 Andorrën dhe kthen optimizmin

Kombëtarja shqiptare e futbollit rigjeti golat dhe pikët, të parat në eliminatoret e Europianit 2020, por mjaft domethënëse për shpresat e kuqezinjve për të shkuar në finalen e turneut. Përballë një rivali modest dhe në një stadium edhe më modest në këto nivele të larta, ekipi i drejtuar nga trajneri Ervin Bulku u imponua 3-0 […]

Categories
Histori Të gjitha

A ishim të posaçëm, ne shqiptarët?

Shkruan: Fahri XHARRA Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten […]

Categories
Histori

Gruaja që për 78 ditë ishte në aeroplan amerikan mbi Serbi është shqiptare

Shqiptaro-amerikanja, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, kishte një rol shumë domethënës: me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues, në fluturim. Ajo, krenohet që kishte kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte Atdheun dhe popullin e […]

Categories
Bota Diaspora Shqiptare

Albana Mustafi, shqiptarja në garë për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës

Albana Mustafi, 34 vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54. Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare […]

Categories
Histori Të gjitha

Libri ku për herë të parë përmenden shqiptarët!

Vikingët hynë në histori në shekullin VIII dhe IX si kusarë detarë, duke terrorizuar Evropën nga Dublini në Konstantinopojë. Në shekujt në vijim ata u stacionuan në Evropën perëndimore dhe në Mesdhe duke krijuar njësi politike me tipar kolonizator. Gjatë shekullit XI ata nuk reshtën me veset e këqija për të terrorizuar popuj të pafajshëm. […]